RDK: Një paralelizëm mes “Monstrës” dhe ngjarjeve të Gostivarit

Sot bëhen plotë 17 vite nga ngjarja tragjike e ballafaqimit të pabarabartë të protestuesve shqiptarë dhe të policisë vrastare të Maqedonisë.

Në njërën anë mijëra protestues shqiptarë protestonin në mbrojtje të flamurit shqiptarë ndërsa në anën tjetër policia e Maqedonisë me dhunë të paparë shoi protestën duke vrarë tre protestues shqiptarë dhe duke maltretuar një qytet të tërë.

Paradoksi i kësaj tragjedie qëndron në faktin se natën e njëjtë kur u ekzekutua krimi policor ‘’Parlamenti i Shkupit’’ miratoi ligjin për përdorimin e flamurit shqiptarë me çka dejure dhe defakto anuloi vendimin e gjykatës Kushtetuese në emër të cilit vendim intervenoi policia, ndërsa qeveria e Shkupit shpalli devalvimin e denarit për 17% që në esencë ishte shkaku kryesor i intervenimit brutal policor.

Kësisoj përmes një kumtese për media përkujton ngjarjet e 97’-s, Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), që kryetar atëherë kishte Rufi Osmanin, kryetar në dorëheqje nga kjo parti. “Edhe më 9 korrik 1997 pjesë e qeverisë ishte një parti politike shqiptare e cila kur nuk u distancuar nga kjo dhunë makabre duke u bërë bashkpërgjegjëse e këtij krimi politik dhe shtetëror.

Procesi skandaloz gjyqësor përfundoi me epilogun më të turpshëm për gjyqësin e politizuar të këtij vendi duke dënuar udhëheqësin e komunës së Gostivarit dhe disa qytetar me mbi 20 vjet burg , duke lënë të lirë policët kriminel që vranë Nazmiun, Shpendin dhe Milaimin. Sot në vitin 2014, nuk ka ndryshuar asgjë, edhe pas 17 vitesh shqiptarët kanë një parti politike në qeveri.

Kur shqiptarët protestojnë policia e këtij shteti përdor gaz lotsjellës dhe shkop- gome për të disciplinuar dhe për t’ua mohuar të drejtën e protestës, ndërsa gjykata, prokuroria dhe policia nuk zbulojnë ekzekutorët e krimit në Smilkovë por dënojnë me rekomandim të policisë dhe prokurorisë 6 shqiptarë të pafajshëm me burg të përjetshëm.

‘Përparimi’’ i vetëm i kësaj gjyqësie ogurzezë qëndron në faktin se tash kjo gjykatë e aparthejdit shqipton dënim që tejkalon dyqind-treqind vite robëri, Turp dhe skandal i paparë që ia ka zili edhe gjykata për krime të rënda lufte në Hagë”, thonë në RDK.

“Një paralelizëm korrekt i rastit ‘’Monstra’’ dhe i ngjarjeve të flamurit të 9 korrikut 1997 pikëtakimin e përbashkët e ka në dy vendime gjyqësore skandaloze me të cilat nuk zbulohen dhe nuk dënohen fajtorët e vërtetë për vrasjet makabre por dënohen qytetar të pafajshëm me direktiva të pushtetit politik.

Përgjegjësia edhe sot si në 1997 ka një adresë të vërtetë, ajo adresë është partia politike shqiptare në qeverinë e Shkupit dhe opozita e delegjitimuar shqiptare sepse këto dy parti sot legjitimojnë këtë regjim anti -demokratik dhe anti -shqiptar të këtij vendi”, pohojnë në RDK. Për shkak të revoltës së madhe gjithë-popullore që ka nxitur procesi i montuar politike ‘’Monstra’’, RDK rekomandon :

1. Me vendim te Parlamentit të obligohet Prokuroria që të bën publike dosjen e këtij procesi të montuar politik duke shkarkuar prokuroren e lëndës dhe duke i bartur lëndën një prokurori ndërkombëtar. Procesi në instancën e dytë gjyqësore të procesuohet me procedurë të shpejtë dhe paralelisht lënda të ankimohet në gjykaten e Strazburit,

2. Organizatorët e protestave popullore të jenë në ballë të protestave dhe kërkesat e protestuesve të orientohen me afate ultimative para dy partive politike shqiptare që morën mandatin në zgjedhjet e fundit politike.

3. Është koha e fundit që përgjegjësia të kërkohet në oborrin politik shqiptarë dhe jo në adresën e gabuar, Përgjegjësia politike ka adresën e vërtetë, ka emër dhe mbiemër, kjo adrese është binomi politik ‘’BDI-PDSH’’ dy marionetat politike të regjimit të VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button