Mediat gjermane: Reportazh për tifozët gjerman të Shkodrës

Shkodra është kthyer në simbol për festën e tifozëve të Kombëtares së Gjermanisë. Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e vendit europian, ku gazeta “Zeit Jung” ka dërguar një prej gazetarëve të saj për të pasqyruar dhe bërë reportazh me atë që ndodh në qytetin e Shqipërisë.

Ai tregon se në hyrje të Shkodrës dallohet menjëherë një flamur i madh. “Është flamuri gjerman më i madh në pronësi private”, tregon i dërguari i “Zeit Jung”. Sipas tij, shkodranët janë të fiksuar pas biçikletës, njësoj si gjermanët. Në qytet ka edhe flamuj të tjerë si ai amerikan apo i BE-së, por më i përhapuri është ai gjerman. “Çfarë vjen nga Gjermania është e mirë. Ne kemi një diasporë të madhe, mbi të gjitha në Itali, Gjermani dhe Greqi.

Por gjermanët i duam më shumë, sepse atje jetohet më mirë,” thotë kamerieri Gazmend. “Edhe pse Shqipëria nuk është kualifikuar për një turne të madh, ka lojtarë që luajnë për kombëtaret e tjera, si shqiptarët e Zvicrës. Por, nuk sheh asnjë flamur të Zvicrës, ndoshta edhe për shkak se ata mundën Shqipërinë në grupin eliminator për në Botëror”, tregon më tej ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button