fbpx

A është ‘World War Z’ film pro izraelit?

Shikuesit e filmave në botën arabe dolën me ndjenja të ndryshme në lidhje me apokalipsin e filmit “World War Z”, që ka nxitur polemika të nxehta dhe paragjykime si film pro-Izraelit.

Në film, në krye me aktorin kryesor, Brad Pitt, imagjinohet se bota është e pushtuar nga mumjet dhe se Izraeli, duke qenë një nga vendet e pakta që e dinin se ata po vijnë, ndërton një mur rreth vetes për ta parandaluar pushtimin nga ato.

Njerëzit nga e gjithë bota nëpër mediat sociale murin në film e kanë përngjasuar me murin që e ndan Izraelin nga Bregu Perëndimor, ku qëndron populli i pushtuar palestinez, duke shtuar se filmi promovon politikat izraelite.

“Përderisa e shikoja filmin, ndjeja se duhet ta pëlqej murin sepse frika nga mumiet murin e bënte më shumë ngushëllues se sa mizor. Ishte interesante se vetëm (Shërbimi sekret i Izraelit) Mossadi është në gjendje ta zbulojë këtë para të tjerëve”, thotë Said Muhammed, me nënshtetësi kanadeze që punon në sektorin e tregtisë së naftës në Dubai. /Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close