Në Shkup sot do të mbahet Panair i punës

Në Shkup sot do të mbahet Panair i punës, organizator i së cilit është ministri i Investimeve të Huaja, Xheri Naumof.

Në panair do të prezantohet edhe një kompani nga SHBA-ja, e cila planifikon të hapë përfaqësi të sajën në Maqedoni.

Kompania, e cila është kontakt qendër multinacionale me 12.000 të punësuar, planifikon 2.000 punësime në Maqedoni, të cilat do të sigurojnë kujdes dhe mbështetje teknike të kompanive të mëdha nga SHBA-ja. Të punësuarve të ardhshëm do t’u sigurojë trajnim të paguar, i cili do të zgjasë tetë deri në 10 javë me qëllim që t’i mësojnë mjeshtëritë themelore për kujdes të shfrytëzuesve dhe do  t’u ofrohen trajnime specifike për produktet e klientëve.

Përfaqësimi i kompanisë në Maqedoni do të punojë me mbështetje të shfrytëzuesve në SHBA, me kohë të adaptuar të klientëve të SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button