Gjsymëfinalja Robben – Messi

Argjentina dhe Holanda sonte do ta kërkojnë biletën e fundit për finalen e Kampionatit botëror, pasi tashmë Gjermania ka rezervuar njërën pas fitores bindëse ndaj Brazilit me rezultat 7:1.

Si argjentinasit ashtu edhe holandezët do të mbështetën te dy lojtarët kryesor të tyre, Lionel Messin dhe Arjen Robbenin. Për selektorin e argjentinaseve, Ajelandro Sabella, Robben është i rëndësishëm për Holandën sa Messi për Argjentinën

“Robben është vërtet një lojtar nga i cili duhet patur shumë kujdes, pasi është shumë i rrezikshëm. Kur hidhet në sulm me shpejtësi, është e vështirë t’ia heqësh topin nga këmbët. Mendoj se Robben ka rëndësi për Holandën aq sa Neymar për Brazilin apo Messi për Argjentinën, por me ndryshimin se Messi është më i miri nga të gjithë”, ka deklaruar ai.

“Pa dyshim që presion ka gjithmonë, por në këtë sfidë besoj se do të jetë ndryshe nga ai presion që kemi pasur deri tani. Për hakmarrje, shpagim e gjëra të tilla nuk preferoj të flitet. Ky është futboll, ndërsa këto janë fjalë të shëmtuara, që nuk gjenden në fjalorin tim”, përfundoi Sabella.

Lajme të ngjashme

Back to top button