Mediat e ndërkombëtare pasqyrojnë protestat në Maqedoni

Jo vetëm Shqipëria e Kosova kanë folur mbi protestat e Shkupit e më gjërë. Në shkrimin e mëposhtëm, Portalb, ju sjell shkurtimisht disa nga mediat kryesore ndërkombëtare, që kanë shkruar mbi ndodhitë e fundit në Maqedoni.

ORF: Rriten tensionet ndëretnike në Maqedoni

“Mijëra shqiptarë protestojnë dhunshëm në Maqedoni”, e nis rubrikën e saj televizioni më i madh austriak, ORF. Në artikull thuhet se shqiptarët e Maqedonisë, që përbëjnë 30% të popullsisë, nuk besojnë në gjykatën e shtetit dhe se vrasja e 5 të rinjve sllavë nuk ka të bëjë me shqiptarët.
Në fund televizioni e përmbyll duke thënë se kohët e fundit vërehet një përkeqësim të marrëdhënieve mes dy etnive kryesore të vendit.

Artikull identik me ORF, ka pasur edhe e përditshmja zvicerane NZZ (Neue Zuricher Zeitung)

Miami Herald: Shqiptarët etnikë protestojnë kundër vendimit gjyqësor
E përditshmja amerikane, Miami Herald, e cila botohet në Miami të Floridës, po ashtu i ka kushtuar një artikull protestave të shqiptarëve. Gazeta citon se protestat filluan të premten si kundërpërgjigje ndaj vendimit gjyqësor që dënoi 6 shqiptarë muslimanë, që sipas gjyqit, kanë vrarë 5 të krishterë maqedonas.
Më pas gazeta citon edhe zëdhënësin e policisë, Ivo Kotevski, që ka thënë se në Strugë, Gostivar e Dibër, protestat kanë qenë të qeta.

Foxnews: Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Maqedoni

Media konzervative amerikane, Foxnews, tregon se protesta e nisur pas namazit të së premtes eskaloi duke sjellë si rezultat edhe disa lëndime mes protestuesve dhe 2 policëve.

Sipas kësaj medie, thuhet se 6 shqiptarë muslimanë kanë vrarë 5 peshkatarë maqedonas dhe se dënimi me burgim të përjetshëm mbi shqiptarët ka revoltuar banorët vendas.

Der Standard: Eskaloi protesta në Shkup

Sipas gazetës së majtë austriake, Der Standard, protesta e Shkupit kishte me dhjetëra të arrestuar dhe deri në 20 policë të plagosur. Këto protesta, sipas Der Standard, mund të rezultojnë fatale për demokracinë e brishtë që po kalon vendi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button