Krasniqi: Shqiptarët në Maqedoni nuk duhet të dorëzohen

Dr.Shefqet Krasniqi duke u referuar ngjarjeve të fundit në Maqedoni, mendon se protestat në Maqedoni duhet të vazhdojnë derisa maqedonasit ti pranojnë të drejtat që iu takojnë shqiptarve.

Ai shprehet se nuk ështe hera e parë që shqiptarët provokohen nga maqedonasit.

“Torturat dhe krimet që i bënë sllavo-maqedonasit kundër popullit shqiptar para vitit 2001 ndoshta ishin disi ‘pak më lehtë’ për t’i kuptuar, për faktin se gjithë shqiptarët andej e këndej kufijve ishin të persekutuar dhe shënjestër e maltretimeve. Për fat të keq, kjo ishte politika afatgjate sllave që nga koha e Karagjorgjit, Rankoviqit, e deri tek Millosheviqi, që shqiptarëve t’u bëhej presion ashtu që ta lëshojnë vendin e tyre. Le të shkojnë ndeshin në Anadoll e ndeshin në Atlante, por me rëndësi të mos qëndrojnë në truallin e vet. Mëmëdheu, Shqipëria, e dimë të gjithë se si ka qenë, fatkeqësisht kurrë nuk arritëm t’ia shohim hajrin”, thotë Krasniqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button