Urtësia e obligueshmërisë së agjërimit

Nëse e lexojmë fjalën e Allahut azze we xhel-le :” O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin
para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.”(Bekare:183) atëherë e kuptojmë urtësinë e obligueshmërisë së agjërimit e ajo është
devotshmëria, frikërespekti, nënshtrimi dhe adhurimi ndaj Allahut subhanehu we teala.

Kjo don të thotë lënia e harameve (ndalesave) dhe në pëgjithësi përcakton veprimin e urdhëresave dhe evitimin e gjërave të urryera.

Ka thënë Pejgamberi sal Allahu alejhi we sel-lem:” Kush nuk e braktisë fjalën e ndytë (të keqe) dhe veprimin sipas saj dhe Xhehlin (Injorancën), Allahu
nuk ka nevojë që ai ta braktisë ushqimin dhe pirjën e tij” Në bazë të kësaj vërtetohet se agjëruesi duhet ti zbatoj urdhëresat dhe largimin nga
ndalesat qofshin ato prej fjalëve apo veprave.

Poashtu ai nuk i përgojon njerëzit dhe nuk gënjen, ai nuk bart fjalë mes njerëzve dhe nuk shet prej asaj që është e ndaluar. I largohet të gjitha ndalesave dhe në qoftë se njeriu i vepron të gjitha këto në tërë muajin ai do të jet i përqëndrueshëm gjat pjesës tjetër të vitit.

Por ajo çka është për të ardhur keq është fakti se shum prej agjëruesve nuk dallojnë mes ditës në të cilën agjërojnë dhe asaj që nuk agjërojnë. Ata vazhdojnë me zakonet e tyre duke i shpërfillur dhe lënë urdheresat e obligimet dhe duke vepruar ndalesat kështuqë nuk ndien kurrfar serioziteti dhe rëndësie të agjërimit.

Këto vepra nuk e shkatërrojnë agjërimin plotësisht porse e zvogëlojnë shpërblimin e tij dhe ndoshta edhe e rrezikon shpërblimin e agjërimit dhe e humb atë kur e peshon me ato./mjeksiaislame.com
[ Shejh Muhammed Ibn Salih el Uthejmin: Mexhmu` el fetawa we rasail 6 ] Nga arabishtja: Ardian Elezi

Lajme të ngjashme

Back to top button