Gjermania me ‘Golf 7’ “shkeli” Brazilin

Një gjë është e sigurtë…asnjë njeri në këtë Botë, nuk do të kishte pasur dëshirë të ishte në lëkurën e lojtarëve brazilian, e aq më pak në atë të trajnerit Luis Felipe Scolari.
Ajo që i ndodhi Brazilit në këtë Kampionat Botëror, që do të mbahet gjatë në mend për shumë gjëra pozitive, do të mbahet gjatë në mend te miliona njerëz në këtë shtet që e konsideron futbollin si më të rëndësishëm se vet jetën.
Një gjysmëfinale e kësaj gare në mes përfaqësueseve ndoshta më të fuqishme në planetë, u prit me padurim nga i gjithë globi, por përveç popullit gjerman që i kënaqën me paraqitjen e lojtarëve në fushën e blertë, pjesa tjetër e Botës u zhgënjye për faktin se përcollën një ndeshje për vetëm 45 minuta, të cilat dhuruan 5 gola të gjitha në portën e brazilianëve, andaj asgjë interesante nuk mbeti për pjesën e dytë përveq golave që i shënoi sulmuesi Andre Schuerrle për rezultatin final 1:7, sepse golin e nderit për nikoqirin e realizoi Oscar.

30 minutat më të frikshëm në histori të botërorëve

Atë që e treguan në fushë futbollistët gjerman në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër nikoqirit Brazilit, ishte paraqitja më e mirë e tyre ndonjëherë. Pa asnjë respekt ndaj kundërshtarit, poshtëruan Brazilin duke shënuar plot 5 herë, me golat e Thomas Muller, Miroslav Klose, Toni Kroos dy herë dhe Sami Khedira.
Këta ishin 30 minutat më të frikshëm në histori të botërorëve.

Humbja më e thellë e Brazilit në histori, tragjedi kombëtare

Kjo që i ndodhi Brazilit në këtë ndeshje, ishte tmerruese, katastrofale dhe humbja më e thellë në histori të këtij shteti. Ishte Brazili më i plogësht që është parë ndonjëherë, një Brazil që i bëri të qajnë të gjithë në shtetin e tyre nga fëmija më i vogël e deri te më i moshuari. 8 Korrk 2014, është një datë që do të mbahet përjetë në mend, data më e keqe për këtë popull, që e quan këtë humbje si tragjedi kombëtare.

Gjermania është shtet i futbollit

Mund të thuhet dhe të bisedohet sa të dojnë dhe kushdo se Brazili, Spanja, Anglia apo Italia, janë shtet e futbollit, por mund të thuhet me plot gojë se e kanë gabim, sepse shteti i futbollit ka qenë dhe të mbetet Gjermania.
Në çdo aspekt të lojës së futbollit, Gjermania është shteti më i fuqishëm i lojës magjike, e këtë po e dëshmojnë nëpër kampionatet evropiane dhe botërore, aty ku shihet më së miri fuqia e futbollit, e jo në aspektin ekipor, edhe pse edhe atje po kalojnë ditë të mira viteve të fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button