Reali pranon ofertën e United për Di Maria

Mesfushori i Real Madrid, Angel di Maria, mund të largohet nga Real Madridi këtë verë, pasi Manchester United ka bërë një ofertë prej 60 milionë euro për argjentinasin, rapoton AS.

26-vjeçari aktualisht është me kombëtare e tij në Kupën Botës 2014 në Brazil dhe ka pranuar se e ardhmja e tij në Estadio Santiago Bernabeu ende është një enigmë.

Argjentinasi tregoi aftësit e tij duke luajtur një rol të rëndësishëm te Real Madridi sezonin e kaluar duke shënuar 5 gola dhe 22 asistime.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button