Mbrojtja në rastin ‘Spiun’: Prokuroria nuk ka dëshmi të mjaftueshme

Me fjalët përmbyllëse të mbrojtjes sot ka vazhduar gjykimi për të dyshuarit në rastin ‘Spiun”, ku 19 personave ju gjykohet për spiunazh, kërcënim dhe mashtrim si dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Më shumë se dy orë, avokati Elenko Millanovо i cili mbron Marijan Efremov, i vetmi i akuzuar që mbrohet me heshtje i analizoi akuzat dhe dëshmitë për rastin.

Sipas Millanov, vepra penale dhënia e informacioneve të fshehta shtetërore për çka akuzohet Efremov, është kontestuese sepse siç tha ai, është e shkruar me dorë dhe askund nuk shkruan se është e kualifikuar si informacion.

“Që të vërtetohet se Efremov ka dhënë informacione shërbimeve të jashtme, prokuroria duhet të jep dëshmi për cilat shërbime dhe cilave persona u është dhënë ky informacion”, deklaroi avokati.

Ai kërkoi që klienti i tij, për shkak të dëshmie jot ë mjaftueshme të lirohet nga akuzat.

Gjykimi për lëndën e parë në rastin ‘Spiun’ vazhdon më 14 korrik.

Lajme të ngjashme

Back to top button