Emërohen sekretarët shtetërorë, Shehapi në Kulturë, Bislimi në Institut

Qeveria e Maqedonisë në seancën e saj të fundit ka emëruar sekretarët shtetërorë. BDI do mbajë ato poste të cilat edhe i drejtonte mandatin e kaluar, por me disa rokada të vogla.

Kështu, ish deputeti i BDI-së Behixhudin Shehabi do të jetë sekretarë shtetëror në Ministrinë e Kulturës. Ai vjen në këtë post në vend të Muzafer Bislimit, i cili sipas informatave jozyrtare do të emërohet drejtor i Institutit për Trashëgimi Kulturore, njofton Alsat-M.

Ky i fundit në këtë post shkon pas dorëheqjes së Shefqet Zekollit i cili në arsyetimin e tij kohë më parë dha një mesazh shumë të fortë për të gjithë zyrtarët që siç u shpreh ai, “kanë uzurpuar kolltukët”.

Nasuf Ipçe, mbetet edhe më tej sekretar shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa Ejup Halimi në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërkohë, Jahi Jahiu sekretar shtetëror në Ministrinë për Shoqëri informatike dhe Besir Jashari, sekretar shtetëror në Ministrin e bujqësisë.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Jane emeruar njerwz qe i shiten thesaret kulturore te Shqiptarve dhe komunitetit Islam ne Maqedoni!
    Azgje , se vetem tradhtare!

Back to top button