Raporti i sigurisë: Personi që provokoi dhunën, agjent i infiltruar nga jashtë

Personi që provokoi përplasjen mes policisë dhe protestuesve, të premten, dyshohet të jetë agjent i infiltruar nga shërbimet inteligjente të vendeve fqinje.

Dyshimet janë ngritur në një raport special të strukturave të sigurisë në vend, për ngjarjet e dhunshme që ndodhën të premten e javës së kaluar.

Siç mëson Aktuale.mk, ekskluzivisht nga burime pranë institucioneve të sigurisë, shërbimet inteligjente të vendit tonë po hetojnë infiltrimet e mundshme nga jashtë me qëllim krijimin e konfliktit fetar dhe etnik në Maqedoni.

Se pse dhe kujt mund t’i shkojë për shtat një konflikt i ri në vend, burimi i portalit nuk mund, (ose nuk do), që të japë përgjigje.

Por ai thotë se gjatë dy javëve të fundit është shtuar lëvizja e shtetasve të huaj të dyshuar si agjentë, porse ndaj tyre nuk mund të merren masa të tjera, veç atyre të vëzhgimit.

“Unë nuk mund t’ju them nga kush shtete vijnë ata. Këtë nuk jua them dot, pavarësisht nga këmbëngulja juaj. Por ja që, dhe këtë jua them me plot siguri, ka ende struktura e qarqe në rajon që duan një Maqedoni të trazuar”, thotë burimi gjatë bisedës me Aktuale.mk.

“Ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me shërbimet e vendeve aleate dhe po hetojmë çdo lëvizje, çdo mundësi për infiltrimin nga jashtë të agjentëve që mund të provokojnë trazira që më pas lehtësisht të kthehen në konflikt fetar ose etnik”, thotë burimi, që insiston për anonimitet.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Nuk ka lidhje kjo me agjent te infiltruar nga jasht, ai qe ne foton e pare ku shihet me dore te ngritur lart, ai i ka te hapura vetem 3 gishta, si simbol i serbeve, ai qe ne fillim ishte ne anen e kundert te protestes, mos ia futni kot tash, se keto matrapalla i ben vetem BDI qe kinse ja agjentet e huaj po ju mashtrojne te beni protesta..

  2. Hajde rren hajde o e gjith shqiptaria eshet per protesta por sguxojn dhe mos ja futni.kot fajin nga jasht ne jemi ne rrezik nga mbrenda ku na sulmojn na burgosin na vrasin na diskriminojn e jo nga jasht

Back to top button