Kekenovski kritikon heshtjen e Ivanovit për protestat

Profesori Jove Kekenovski ka kritikuar heshtjen e presidentit Gjorgje Ivanov për afër një javë protestash të qytetarëve shqiptarë kundër vendimeve gjyqësore në rastin “Monstra”.

“Janë bërë pesë ditë që ka protesta të ashpra në Shkup, Tetovë e Strugë, ndërsa ivanovit nuk i dëgjohet zëri. Mos është duke menduar se nuk është kompetencë e tij ruajtja e paqe dhe stabilitetit në shtetin e tij. A është Maqedonia nën juridiksionin e tij. Si mund të heshtë kur ngjarje të tilla mund shumë lehtë të shkatërrojnë unitetin edhe ashtu të dëmtuar. Si mund të ruhet një qetësi e tillë kur ka tensione ndëretnike dhe mosbesim të ndërsjellë i cili shumë lehtë mund të dalë nga kontrolli”, ka shkruar Kekenovski, në Facebook.

Ai e ka ironizuar faktin që president e konsideron detyrë më prioritare festën me rastin e 1000 – vjetorit të themelimit të manastirit të Shën Gjon Pagëzorit, e vdekjes së Car Samuilit.

“Ndërtimi i shtetit është më kuptimplotë sesa sundimi i tij”, e citon Kekenovski një thënie të burrështetasit franzec Sharl de Gol.

Lajme të ngjashme

Back to top button