Arrestohet në Durrës një shkupjan për atentate me eksploziv

Një 35-vjeçar nga Shkupi i shpallur në kërkim nga Interpoli në Maqedoni, është vënë sot në pranga nga Policia Kufitare e portit të Durrësit.

35-vjeçari, Samir Cekic ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Maqedoni për kryerjen e veprës penale “Përdorim dhe vënie të eksplozivit dhe lëndëve plasëse”.

Ai u kap në flagrancë nga Policia Kufitare në portin e Durrësit, gjatë procedurave të regjistrimit për të hyrë në qytet, dhe u ndalua menjëherë pas verifikimit se ishte shpallur person në kërkim.

Pas ndalimit të shtetasit nga Maqedonia, policia nisi menjëherë materialet drejt Prokurorisë së Durrësit për të kryer hetimet e nevojshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button