fbpx

Priten lëvizje të shumta të ambasadorëve?

Në kohën kur po flitet për zëvendësimin e ambasadorëve të Maqedonisë, në disa vende të botës, e përditshmja “Dnevnik”, nga burime jozyrtare bën të ditur disa nga lëvizjet mundshme në këtë drejtim.

Këlshtu sipas burimeve të kësaj gazete, ish Nënkryetari i qeverisë i ngarkuar për eurointegrimet, Vasko Naumovski do të emërohet ambasador në Washington, në vend të Zoran Jolevskit, ndërsa ambasadori i Maqedonisë në Hag, Nikolla Dimitrov, pritet të emërohet ambasador në Moskë.

Vendin, ku do të shërbejë si ambasador, do të ndërrojë edhe Oliver Shambeski, i cili nga Pekingu do të shkojë në Romë, ndërsa ndryshime  pritet të ketë edhe në ambasadën e Maqedonisë në Tiranë, nga ku do të largohet Vele Trpeski, që do të shkojë në Australi, ndërsa do ta zëvendësojë Stojan Karajanov, i cili aktualisht kryen detyrën e ambasadorit të Maqedonisë në Prishtinë.

Sipas burimeve të “Dnevnik”, konsulli i Maqedonisë në Selanik, do të emërohet ambasador në Lubjanë, ndërsa nga Lubjana,  ambasadori Igor Popov, pritet të shkojë në Hag, për të zëvendësuar, ambasadorin e tanishëm atje, Nikolla Dimitrov.

Gazeta citon edhe mediat në gjuhën shqipe, të cilat kanë informuar për mundësinë e emërimit të ish Ministrit të jashtëm Milloshoski, ambasador në Zagreb, ndërkohë që Daniella Karagjozova, ambasadore në Kroaci mund të shkojë në Kanada. Ambasador në Serbi, pritet të emërohet një nga kandidatët e paraqitur në konkursin e shpallur për ambasador, në këtë vend.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close