fbpx

Berisha: Po protestohet kundër albanofobisë

Përmes një statusi në profilin e tij në FB, politikani më i moshuar në Ballkan, Sali Berisha, i ka fryrë edhe më shumë rritjes së tensioneve ndëretnike në Maqedoni.

Ja reagimi i tij të plotë për ngjarjet e fundit…

Protestat në Maqedoni janë reagim i ligjshëm ndaj albanofobisë në rritje në këtë vend! Të dashur miq, prej disa ditësh me radhë mijëra e mijëra të rinj shqiptarë po protestojnë në rrugët e Shkupit dhe dje në Tetovë, Gostivar, Dibër dhe qytetet e tjera me shumicë shqiptare të Maqedonisë.

Autoritetet maqedonase kanë ushtruar dhunë të egër ndaj protestuesve, kanë përdorur gazin lotsjellës, bombat, shok, topa uji, kanë arrestuar dhe keqtrajtuar dhjetëra e dhjetëra protestues. Protestat nisën pas dënimit me burgim të përjetshëm të 6 shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e shumëfishtë të dy viteve më parë.

Ky krim i shëmtuar u politizua në shkallë ekstreme nga autoritet e Maqedonisë, të cila që ditën e arrestimit mashtruan opinionin se autorët e krimit ishin anëtarë të Al Qaedes, terroristë islamik dhe rastin e përdorën në fushatë elektorale se dënimi i përjetshëm i 6 shqiptarëve është thjeshtë preteksti i protestave masive të të rinjve shqiptarë. Shkaqet e protestës qëndrojnë në albanofobinë në rritje në Republikën e Maqedonisë.

Të rinjtë shqiptarë protestojnë sepse duan që vendi i tyre të ketë një drejtësi të pavarur që nuk i diskriminon ata me vendimet e saj, siç ka ndodhur. Në të vërtetë të rinjtë shqiptarë po protestojnë kundër bllokimit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, që synon paqen dhe barazinë ligjore të qytetarëve të Maqedonisë, pavarësisht nga përkatësia etnike.

Ata po protestojnë kundër akteve dhe iniciativave të njëpasnjëshme ligjore të qeverisë maqedonase që diskriminojnë shqiptarët. Po protestojnë kundër politikave demografike albanofobe të qeverisë së Maqedonisë.

Ata protestojnë kundër ndarjes mbi baza etnike të buxhetit dhe diskriminimit të qartë të trevave shqiptare. Të rinjtë shqiptarë po protestojnë kundër festimive albanofobe të betejave që shënuan fillimin e shfarrosjeve masive të shqiptarëve, që siç thotë Trocki, asokohe korrespondent lufte, mbushën Vardarin me trupa dhe koka të shqiptarëve.

Ata po protestojnë kundër albanofobëve që vetëm pak kohë më parë ndërmorën në Shkup një mininatë të kristaleve kundër dyqaneve, lokaleve, pronave të shqiptarëve. Ata po protestojnë kundër albanofobisë që keqtrajton thuaj për ditë fëmijë shqiptarë tek pragu i shtëpisë së tyre para syve të autoriteteve.

Protesta e tyre është e drejtë dhe jetike për shqiptarët lirite dhe dinjitetin e tyre. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe dhunën ndaj protestuesve paqësor, unë shpreh mbështetjen time të plotë për protestuesit shqiptarë në Maqedoni.

Me këtë rast ju bëj thirrje miqësore organizatorëve dhe protestuesve të ruajnë karakterin paqësor të protestave të tyre, të shmangin çdo përpjekje për manipulime të çdo karakteri qofshin ato te lëvizjes së tyre të drejtë. Ne kemi simbolet tona.

Ato janë simbolet e fitores! Ju bëj thirrje forcave politike të shqiptarëve në Maqedoni të kapërcejnë çdo pengesë, të vendosin dialogun dhe të dëgjojnë zërin e të rinjve shqiptarë, që buron nga një realitet që duhet ndryshuar.

Ju bëj thirrje autoriteteve të Maqedonisë të heqin dorë nga dhuna policore dhe sa më shpejt të trajtojnë me transparencë dhe përgjegjësi të plotë protestën e ligjshme të të rinjve shqiptarë. Ata me protestën e tyre po kërkojnë vetëm barazinë para ligjit, që është dhe interesi më i mirë i vendit. Ju bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe vendeve mike të japin ndihmesën e tyre që praktikat albanofobike të marrin fund në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button