Çdo i dyti qytetar në Maqedoni ka paguar një tiketë në bastore

Deri në fund të Kampionatit botëror kanë mbetur edhe katër ndeshje futbolli. Ky kampionat jo vetëm që ka ndezur pasionin për të ndjekur ndeshjet e futbollit, njehërësh ka rritur dhe numrin e qytetarëve që kanë luajtur dhe po luajnë baste. Gjatë muajit qershor dhe javën e parë të muajit korrik, sipas analizave të bëra të bastoreve, në Maqedoni 46 për qind apo çdo i dyti qytetarë ka paguar të paktën një tiketë me shpresë se do të jenë fitues i bastit.

Nga Asociacioni i Bastoreve në Maqedoni (ABM) informojnë se me fillimin e Kampionatit Botëror në futboll, është rritur dukshëm numri i qytetarëve që kane frekuentuar bastoret.

“Numri i qytetarëve për të vënë bast është rritur dukshëm. Kuptohet që edhe fitimi është rritur. Gjatë këtij Botërori, bastoret kanë ofruar paleta të ndryshme për të vëne bast. Përgjatë 90 minutave të lojës qytetarët kanë pasur mundësi drejtpërsëdrejti të v2në baste të ndryshme si p.sh, cila ekip do shënon golin e parë, kush i pari do të merr karton të verdhë apo të kuq”, thotë Filip Flilpovski, kryetari i ABM-së. Sipas tij, po të bëhet krahasimi i tiketave të paguara gjatë periudhës kur ndeshjet e futbollit të Ligës së kampionëve ishin në fokus dhe tani kur po mbahet Kampionati Botëror, atëherë sipas Filipovskit, botërori po u sjell përfitime të shumta bastorëve në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Back to top button