Sot protesta në Kërçovë dhe Kumanovë

Gjatë ditës së sotme është paralajmëruar se do të mbahet protestë kundër rastit “Monstra” në qytetin e Kërçovës dhe Kumanovës.
O sot o kurrë, protesta vazhdon në Kumanovë, e mërkurë në ora13:30. Takimi do të bëhet te gjimnazi “Sami Frashëri, thuhet në njoftimin që shpërndahet në FB.

Nga një postim në facebook, për të martën paraljmërohen protesta edhe në Kërçovë.

PROTESTON EDHE KERCOVA

Proteste qytetare ne Kercovë kunder vendimit te gjykates per rastin MONSTRA.
-Ne emer te grupit organizativ apeloj qe neser ne proteste te valvitet vetem flamuri kombetare dhe parulla te pergaditure kundra vendimit te gjykates se rastit Monstra. Protesta dot filloj te marshoj nga sheshi I qytetit drejt magistrales, shkruan Zeko Banushi.

Lajme të ngjashme

Back to top button