Sela: Nuk ka tolerancë për koncesionerët, plazhet janë të qytetarëve

Kryetari i Strugës Ziadin Sela ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë për asnjë koncesioner që nuk i respekton rregullat ligjore për sigurimin dhe shënimin e plazheve.

Sela thotë se ajo që është e shkruar me ligj dhe rregullore, duhet të respektohet dhe se komuna bënë kontrolle të rregullta dhe merr masa.

Sipas kryetarit të Strugës, ka pasur raste ku është shënuar se plazhi është i rezervuar vetëm për mysafirët e hotelit.

“Nuk mund të sillen ashtu me hapësirat publike që janë pasuri e qytetarëve të Strugës. Reagojmë dhe i pengojmë dukurit e tilla”, tha Sela.

Problemet me plazhet e Strugës, sipas Selës janë të trashëguara, sepse Ministria e Transporteve i ka dhënë nën koncesion.

“Ministria mundeshe të jepte koncesione, por për objektet e përkohshme duheshe leje nga komuna. Kjo nuk është bërë atëherë dhe të gjithë ata objekte janë të egra. Të gjitha ata objekte do të largohen, tani po pres se disa kanë dokumente disa jo”, tha Ziadin Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button