DW: “Monstra”, mund të bëhet rezistencë e përgjithshme ndaj korrupsionit dhe varfërisë

Fshehja e problemeve nën qilim, leksionet e pamësuara nga e kaluara dhe trashëgimia e padrejtësisë institucionale janë arsye potenciale për një rezistencë të madhe sociale, paralajmërojnë analistët.

Akuzat për procesin gjyqësor “Monstra”, ndaj qeverisë dhe posaçërisht ndaj BDI-së, shpejt mund tu bashkëngjiten edhe akuzat tjera për korrupsion, varfëri dhe papunësi, vlerësojnë analistët për DW.

Nëse nuk bëhen reforma themelore në gjykata dhe në sfera tjera dhe nëse nuk vendoset një funksionalitet efektiv institucional, protestat për “Monstrën” mund të bëhen një kapsulë gjithëpërfshirës i pakënaqësisë shoqëror, tërheqin vërejtjen analistët.

Artan Sadiku, aktivist për padrejtësi shoqërore, thotë se protestat e fundit të qytetarëve të cilët janë të pakënaqur nga mënyra se si organet gjyqësore e ndajnë drejtësinë në Maqedoni, janë një zbrazje autentike e pakënaqësisë ndaj institucioneve shtetërore.

Deklaratat e tipit se “edhe maqedonasit duhet të jenë këtu”, “ të gjithë jemi të robëruar nga sistemi i padrejtësive” ose “varfëria dhe papunësia nuk janë monoetnike”, tregojnë se në rastin “Monstra” është mbledhur më shumë pakënaqësi gjyqësore.

Sipas analistit Nazim Rashidi, më shqetësuese është thellimi i pakënaqësive ndaj institucioneve, dhe aq më shumë pakujdesi dhe mosndërmarrja asgjë nga institucionet për këtë fenomen. Pakënaqësia për këtë shkon drejt protestave, por edhe drejt nevojës për politikanë të ri më të aftë.

Topi i “borës” i cili në verën e nxehtë politike në Maqedoni ka filluar të rrokulliset për shkak të “Monstrës”, mund të bëhet një vërshim, që do të ishte e vështirë të ndërpritet, nëse kihet parasysh se ekzistojnë edhe dobësi tjera sistemore, përkatësisht pasi dialogu qeveri-opozitë është bllokuar tërësisht, shkruan DW.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button