FSHHM: Viktimat e dhunës familjare nuk mund të shfrytëzojnë të drejtën për ndihmë falas juridike

Në kohë kur Qeveria paralajmëroi propozim-ligjin e ri për luftë kundër dhunës familjare, Ministria e Drejtësisë ka refuzuar tre kërkesa për përfaqësim pa pagesë në procedurat gjyqësore për mbrojtjen e viktimave nga dhuna familjare dhe fëmijëve të tyre, thuhet në deklaratën me Shkrim të Fondacionit Shoqëria e Hapur Maqedoni e cila realizon projektin për qasje pa pagesë juridike në Maqedoni.

“Apelojme te Ministria e drejtësisë në zbatimin e mëtejshëm të ligjit për ndihmë pa pagesë juridike të sigurojë tretman adekuat të viktimave të dhunës në familje dhe në mënyrë të njëjtë të marrë vendime të njëjta, duke marrë parasysh nevojat specifike të këtyre kategorive që janë bërë të ndjeshme për shkak të rrethanave. Dhe kjo me qëllim që viktimave dhe fëmijëve të tyre t’iu sigurojë qasje të barabartë në institucionet e sistemit dhe ndihmë efektive juridike”, thonë nga Shoqata.

Ato gjithashtu apelojnë Ministrisë që ti ketë parasysh angazhimet e Qeverisë për mbrojtje më efikase, gjithëpërfshirëse, në kohë dhe të koordinuar, sipas Propozim Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna në familje.

Lajme të ngjashme

Back to top button