Ramazani, pro apo kundër teje

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin, familjen e tij, shokët dhe gjithë ata që e pasojnë deri në ditën e Fundit.

Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka të ngjashëm muaji i Ramazanit me muajt tjerë, e as që është dalluar (me këtë muaj) më herët ndonjë umet gjatë historisë njerëzore pos këtij umeti , mëkati në këtë muaj falet, veprat e tija janë të lavdëruara, besimtari në këtë muaj është i gëzuar, ndërsa shejtani i distancuar,

gabimi e mëkati i braktisur, zemra e besimtarit me përmendjen e Allahut e mbushur, arriti në shtëpitë e juaja, ai së shpejti do të shkojë, e do të jetë argument pro apo kundër jush, ai sjell lumturi, shpërblime të shumëfishta, nderoni ditët e këtij muaji duke përfunduar agjërimin e natën kaloni me të qarit dhe namazin e gjatë, që ndoshta të fitoni vendin e përjetshëm e të shpëtimit, dhe shikimin në Fytyrën e Allahut të Madhëruar dhe shoqërimin me të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem.”

Muslimani duhet që të mos jetë neglizhent gjatë sezoneve të adhurimeve, por të jetë prej të parëve e prej atyre që garojnë, Allahu thotë: “E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën”. Mutafifin 26.

Kujdesu që në muajin e Ramazanit të garosh me veprat si në vijim: Pasi që të vendosësh synimin e sinqertë, me pendim dhe kthim tek Allahu i Madhëruar, me një ambicie të lartë, që ta ndërtosh Ramazanin me vepra të mira, ai që është i sinqertë me Allahun, Allahu e ndihmon në adhurimet e tija, e ia lehtëson rrugët e mirësisë, Allahut thotë: “Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë”. Taha 82.

Dhe atë duke ndierë se Ramazani është në ditë të caktuara, kalon shpejtë, e që ndoshta ky është Ramazani i fundit që ti e përjeton, shtoi të mirat, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem: “Jetën time bëje të gjatë në çdo të mirë.”

Shfrytëzoi shanset ta pastrosh veten tënde, ta mësosh atë në adhurime, dhe kujto se “Allahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre”. Rad 11.

Duhet ndierë mbikëqyrjen e Allahut, xhele ve ala, të meditosh rreth kuptimeve të emrave të bukur të Allahut (Shikuesi, Mbikëqyrësi, Dëgjuesi) gjatë agjërimit tënd, namazit, ruaje gjuhën, dëgjimin, shikimin dhe gjithë gjymtyrët tua në gjërat që i do Allahu dhe është i kënaqur me to, Allahu thotë: “Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm”. Kaf, 18

Duke shpeshtuar përmendjen e Allahut, aze ve xhele, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Mos të ndalet gjuha jote të jetë e njomë nga përmendja e Allahut.” E transmeton Ahmedi. Leximi i Kuranit me meditim, ai do të jetë për ty ndërmjetësues në ditën e Kiametit, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Lexojeni Kuranin se ai do të vije ndërmjetësues për shoqëruesit e tij.” E transmeton Muslimi.

Ibn Abasi, radijallahu ahu, ka thënë: “Të lexoj një sure, me vëmendje dhe meditim është ë e dashur për mua se sa të lexoj gjithë Kuranin.”

Duke u lutur në kohët e preferuara, si:

1-Në iftar, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Tre lutje nuk refuzohen: duaja e agjëruesit në iftar…” E transmeton Tirmidhiu dhe ibn Maxhe.

2-Mes ezanit dhe kiametit, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Duaja që thuhet mes ezanit dhe kiametit nuk refuzohet.” E transmeton Tirmidhiu.

3-Në pjesën e tretë të natës, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Zoti jonë zbret çdo natë në qiellin e dynjasë, atëherë kur mbetet pjesa e fundit të natës e thotë: A ka kush që më lutet, e Unë ti përgjigje?! A ka kush që kërkon nga Unë, e Unë t’i jap?! A ka kush që kërkon falje nga Unë, e Unë t’ia falë?!” E transmeton Buhariu dhe Muslimi

Duke dhënë mundin në dhjetëshin e fundit të muajit të Ramazanit, në ato ditë ka mirësi të mëdha (nata e Kadrit), kujdesi për sunetin e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, duke praktikuar sunetin e itikafit, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush falet në natën e Kadrit me besim dhe shpresë (në shpërblimin e Allahut) i falen mëkatet e mëhershme.” E transmeton Nesaiu dhe nga Ebu Hurejra.

Duke shpejtuar në përmirësimin e ecjes tënde drejt Allahut të Madhëruar, duke qenë i durueshëm dhe i përmbajtur gjatë vështirësive, përmirësimin e moralit dhe sjelljes me njerëzit (familjen tënde, të afërmit, shokët, fqinjët, etj) të jesh zemërgjerë me ata, e kështu me radhë. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Besimtari me besim më të plotë është ai që ka moral më të mirë.” E transmeton Tirmidhiu.

Mjerë për ata që nuk u falet atyre në këtë muaj, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Më erdhi Xhibrili e më tha: O Muhamed! Ai që e arrin muajin e Ramazanit, vdes e nuk i është falë atij, hynë në zjarr, Allahu e largoftë, thuaj Amin, e unë thash Amin.” E transmeton Taberaniu nga Xhamir ibn Semure.

Mos harro se qëllimi yt në këtë jetë është adhurimi i Allahut, aze ve xhele, e mundi jot në këtë muaj është një pjesë e gjithë sakrificës të jetës tënde, kështu që kujdesu për kohën, ditët e jetës, të nisesh drejt ndryshimit, përmirësimit, garimit dhe shpejtimit drejt asaj që Allahu e dëshiron dhe është i kënaqur me atë, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Shfrytëzo pesë para pesëve; jetën para vdekjes, rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para preokupimit.” E transmeton Hakimi

8-Bëhu prej aty që u thotë Allahu: “Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit”. Ali Imran 133.

Perktheu: Shpend Zeneli

Burrimi: albislam.com

Lajme të ngjashme

Back to top button