Tirana marshon në mbështetje të Shkupit

“Shqipëria ime” është një grup që ka bërë thirrje që sot në Tiranë, të marshohet në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni, të cilët po kundërshtojnë përmes protestave dënimin e gjashtë të akuzuarve në rastin “Monstra” i cili nga protestuesit besohet të jetë i montuar politikisht.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se marshi do të nisë në orën 18:00 në Tiranë, pranë Piramidës dhe e gjithë kjo po bëhet për tu solidarizuar me, siç i quajnë ata, vëllezërit shqiptarë në Iliridë.

“Ftojmë ju si media të merrni pjesë, e të sensibilizoni bashkëkombësit tanë kudo ndodhen për një reagim mbarëqytetar, paqësor e të vendosur ndaj dhunës së pajustifikuar Maqedonase”, thuhet në njoftimin e këtij grupi iniciator.

Lajme të ngjashme

Back to top button