Zgjedhjet presidenciale në Afganistan, Ashraf Ghani udhëheq

Ish-ministri i Financave të Afganistanit, Ashraf Ghani po udhëheq garën elektorale për të zëvendësuar Hamid Karzain si president i vendit. Sipas Komisionit Zgjedhor në këtë pikë kyçe të procesit Ghani  kryeson me afër 56% të votave. 

Nga ana tjetër kundërshtari i tij politik Abdullah Abdullah me 43% të votave tha se ka dyshime mbi rezultatet paraprake dhe pas raundit të parë ka nisur ri-numërimi në mijëra  qendra votimi.

Ai është shprehur qartë se do të respektojë fitoren e rivalit politik vetëm nëse vërtetohet se zgjedhjet do të jenë të drejta dhe me një rezultat ‘legjitim’.

Kjo nuk është hera e parë që Abdullah merr pjesë në zgjedhje, në vitin 2009 ai ishte pjesëmarrës në garë për president, por u tërhoq pasi pretendohej se ishin zgjedhje të mashtrimit në masë.

Procesi zgjedhor po zhvillohet gjatë një viti në gjendje kritike për Afganistanin. Vendi është pushtuar nga sulme të njëpasnjëshme të talebanëve atje.

Më parë u bë i ditur lajmi se talebanët kryen një sulm me raketë ndaj qindra depozitash nafte jashtë kryeqytetit të Kabulit ku të paktën 400 depozita të karburantit morën flakë. Sulmet kanë vazhduar dhe ndaj pjesës civile ku një person vrau të paktën tetë oficerë ushtarakë në autobusin e forcave ajrore në Kabul. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button