Sekuestrohen 2.2 tonë marihuanë, në pranga 4 shqiptarë dhe një femër

Agjencitë italiane të lajmeve njoftojnë se forcat e policore të ndërhyrjes së shpejtë në Prato, në bashkëpunim me skuadrën ajrore të Romës dhe policinë antitrafik,. kanë finalizuar me sukses një superoperacion antidrogë, duke bërë të mundur sekuestrimin e 2.2 tonë marihuane, si dhe arrestimin e pesë personave, mes tyre katër shqiptarë dhe një grua italiane.

Po të arrinte të hidhej në treg, kjo sasi droge do të vlente 2.5 milionë euro, pohoi policia italiane.

Si transmeton BW, në pranga kanë rënë shqiptarët Geri Rucaj, 34 vjeç, Shefqet Cenaj, 35, Admir Musara, 37, Luisen Mamo, 23, si dhe një grua italiane Giuseppina Di Marzio 42 vjeçe. Të pesë personat konsiderohen si korrierë të kësaj sasie të madhe droge. Droga u kap pikërisht në Puglia, në një plazh bosh pranë grykëderdhjes së lumit Ofanto, ku u pikas gomonia me marihuanë që vinte nga Shqipëria.

Gjjithmone sipas policisë italiane, katër shqiptarët kishin hyrë në Itali me një vizë turistike të rregullt.

Policia ka ngritur ndaj shqiptarëve dhe gruas italiane akuzën e trafikimit të drogës, por edhe të armëve dhe municioneve, pasi në gomonen me të cilin po udhëtonin u është gjetur veç drogës edhe një sasi prej 537 copë fishekësh automatiku.

Mësohet se operacioni policor është realizuar në disa faza përgjatë mëngjesit të së premtes dhe mbrëmjes të së shtunës.

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me kapjen e kësaj sasie të madhe droge nga Shqipëria në Itali.

“Lum droge nga Shqipëria, kapet në Itali! Mbi 2 tonë drogë, sipas medias italiane, u kapën në brigjet e vendit fqinj. Bosët e drogës vazhdojnë të garantuar, trafikun në Shqipëri e nga Shqipëria! Askush nuk mund t’i prekë, përkundrazi. Lart ,nga pushteti i Tiranës i hapën korridoret, portet, aeroportet, kufijtë e vendit”, shkruan Topalli.

Sipas saj, droga e kapur është ajo e bllokuar nga policia në Lazarat. “Është droga e kapur…..nga policia në Lazarat!!!….shkruajnë miqtë e mi në fcb”, përfundon Topalli postimin e saj në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button