FRI dhe Kalliri i Mirësisë shtroi iftar në Tetovë

Forumi Rinor Islam dhe OH Kalliri i Mirësisë mbrëmë kanë organizuar një iftar të përbashkët në Tetovë ku mysafir kanë qenë bashkëpuntorë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, afarist, hoxhallarë, aktivist, mediume dhe antarë të këtyre dy organizatave.

Iftari i shtruar në restoranin “5 Yjet” ku pjesëmarrës ishin afër 200 mysafir ishte njëri ndër disa aktivitete që FRI dhe Kalliri i Mirësisë organizojnë gjatë muajit të shejtë të Ramazanit.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i FRI-së, dega në Tetovë, Fisnik Shabani, shefi i sektorit për punë publike në Komunën e Tetovës, Ahmet Qazimi dhe kryetari i OH Kalliri i Mirësisë, Rufat Sherifi i cili pati edhe një ligjëratë të shkurtër për të pranishmit.

Lajme të ngjashme

Back to top button