Ahmeti: Do kërkojmë monitorim ndërkombëtarë dhe vendor për rastin “Monstra”

Protestat që pasuan pas vendimit të Gjykatës për burgimin e përjetshëm të 6 shqiptarëve në rastin “Monstra”, ka qenë temë e bisedimeve në takimin e sotëm në mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe ambasadorit amerikan Pol Volers.

“Sot kisha një takim mjaftë të rëndësishëm me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkërisht vlerësuam se e drejtë e çdo qytetari është të protestojë e drejtë legjitime është që të gjithë të shfaqin pakënaqësi për procese të caktuara, që këto procese të jenë sa më transparent dhe sa më të besueshme për publikun, për gjithë opinion bërësit. Gjithashtu vlerësuam se dhuna nuk e ndihmon procesin, dhuna nuk e ndihmon zhvillimin e mëtejmë të procesit, nuk ndihmon në zgjidhjen institucionale që ky proces të jetë sa më bindës për Gjykatën e Apelit me qëllim që ky zhvillim të rikthehet në shkallë të parë”, tha Ali Ahmeti.

Ahmeti tha se ka njoftuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Bashkimi Demokratik për Integrim do kërkoj monitorim nga ekspert ndërkombëtarë dhe vendor, me qasje të plotë në të gjithë procesin dhe procedurat, për rastin “Monstra” që opinion të jetë në mënyrën ma transparente i informuar.

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Po we dy vjet je tu kerku monitoring nderkombetar o I pa ftyr po nuk ke bes as sa nje lavire me e poshter e tajlandes

  2. Per fillim mirse u ktheve ne skenen politike.shpresoj se keni qene i brengosur keto dite te nxehta ,por nuk jam sigurt se per ke jeni brengosur per delet e juaja apo per rinin qe proteston neper rruget e SHKUPIT e anemban Shqiptaris.Sa i perket kesaj deklerate te juaj te vonuar dy vjet e ca muaj per kete rast,deshta vetem te ju pyes se ku ishit ju dhe bisnismenet rreth teje ate kohe MAJ-2012 qe te kerkonit kete ,,MONITORIM NDERKOMBTAR E VENDOR,, por i humbet keto dy vite shum te renda per te Burgosurit dhe Familjaret e tyre ndersa per ju fitimprurese mendoj me Tendera e Leke .dhe u deshte populli te ju zgjoje nga ky gjum i thell politik por jo Financiar qe te deklaroni kete qe e deklaruat sot. A thua valle ende nuk jeni ne dijeni se me ke keni pune keto 7 vite ne Qeveri .A THUA ende do te pajtoheni me ate qe gjithe ate qe e fituat me luft ne 2001 ta humbni ne liri gjate ketyre viteve si pjestar ne Qeveri vetem e vetem per Leke.Shpesoj se pajtoheni me faktin qe mjaft keni be Lek gjat ketyre viteve sundimi ne Qeveri ju dhe bashkepartiaket-Bisnismena rreth juve .Prandaj JU LUTEM qe eshte koha ti ndryshoni prioritet tash dhe te vendoni ne vend te Par-Prioritet-ceshtjen shqiptare dhe popullin e gjor shqiptar e mos te lejoni qe sllavomaqedoni te luaj me ne si i dirigon Beogradi apo Moskva.

  3. Kur e analizoj deklaraten e Alise dhe Gruevskit nuk dalloj aspak dallim prej permbajtjes se deklarimeve te tyre. Dhe normal edhe deklarata e ambasadorve do te jete e till pasiqe perfaqesuesi i 153.000 votave ashtu deklarohet. DHE CKA PASTAJ , AI DO TE THIRRET SE NDERKOMBETARET ASHTU KAN THANE!!! ABSURD!!! JO ALI TI VETE KE KERKU TE THUHET ASHTU. MJESHTER I MASHTRIMEVE.

Back to top button