Pamjet e pabesueshme të elefantit që qan, lirohet nga zinxhirët pas 50 vitesh (Video)

Një elefant i cili është torturuar dhe mbajtur i lidhur me zinxhirë për 50 vjet me radhë, ka shpërthyer në lot në momentin që është liruar.

Javën e kaluar, një grup prej 10 personash të shoqatës “Wildlife SOS” për mbrojtjen e kafshëve të egra, ka ndërmarrë aksionin për shpëtimin e elefantit, të ndihmuar edhe nga oficerë policie në zonën e Utar Pradeshit në Indi.

Elefanti Raju është mbajtur me zinxhirë, dhe është rrahur për 50 vjet me radhë.

Misioni u zhvillua në errësirë, në mënyrë që pak njerëz të ishin rreth e rrotull shpëtimit të rrezikshëm dhe kështu kafsha mund të ishte e mbrojtur nga i nxehti përvëlues i diellit.

Ekipi u mahnit kur gjatë shpëtimit të kafshës, panë lotët të rrokulliseshin poshtë fytyrës së tij.

“Ishte tepër emocionuese për të gjithë. Ne e dinim që ai e kuptoi se po lirohej. Elefantët nuk janë vetëm madhështorë, por ata janë kafshë shumë inteligjente, të cilët kanë provuar të kenë ndjenja pikëllimi, kështu që ne nuk mund ta imagjinojmë se çfarë torture ka kaluar ky elefant i gjorë për gjysmë shekulli”, shprehet njëri prej burrave që mori pjesë në shpëtimin e tij.

Tashmë Raju është transferuar shumë larg vendit të robërimit, dhe është mjekuar e ushqyer shëndetshëm./ Shekulli
elefanti qe qan1 elefanti qe qan 3

Lajme të ngjashme

Back to top button