Vazhdojnë protestat në Strugë, ju bashkangjitet edhe Ziadin Sela

Edhe sot në qytetin e Strugës kanë vazhduar protestat kundër vendimit të gjykatës në Shkup për rastin Monstra.

Duke pasur parasysh edhe faktin që mungon organizimi i mirfilltë i këtyre protestave, sot në Strugë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve me flamuj kuq e zi marshuan në rrugët kryesore të qytetit me brohoritjet “Duam drejtësi”, “Posht tradhëtarët”, “Shkupi”, “Liri për të pafajshmit” realizuan protestën për të dytën ditë me radhë, transmeton Drini.mk

Ajo që mund të theksohet në protestën e sotme në Strugë ishte se asaj ju bashkangjit edhe kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela duke përfaqësuar kështu politikanin e parë i cili publikisht në rrugë doli në përkrahje të këtyre protestave.

Të pranishmit theksuan se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në zgjedhjen e drejtë të rastit Monstra.

Lajme të ngjashme

Back to top button