Gostivar, dhjetëra persona protestuan qetë para Gjykatës, në Tetovë asnjë lëvizje

Policia e Tetovës, bën të ditur për Portalb se në Gostivar para Gjykatës janë grumbulluar diku rreth 50 qytetarë, ndërsa në Tetovë nuk ka pasur grumbullim të qytetarëve për të protestuar.

Marjan Josifovski, thotë për Portalb se sipas të dhënave paraprake, në Tetovë ka qenë qetë dhe nuk ka pasur organizim të ndonjë proteste dhe as grumbullim të qytetarëve në ndonjë pjesë të qytetit.

Ndërsa, për qytetarët e tubuar para Gjykatës në Gostivar, zëdhënësi i policisë, Marjan Josifovski, thotë se ka qenë një tubim i qetë. Ai nuk e karakterizoi këtë si vazhdim të protestës së djeshme, por deklaroi se nuk e dinë se cili ishte motivi i grumbullimit të tyre para Gjykatës.

Për sot në Tetovës, në orën 14 ishte paralajmëruar vazhdimi i protestës që filloi dje, kundër dënimit me burgim të përjetshëm të 6 personave në rastin “Monstra”.

Në qendrën e Tetovës, ku ishte pikënisja e protestës së djeshme, nuk ka pasur qytetarë të grumbulluar dhe nuk është vërejtur asnjë lëvizje e ndonjë grupi protestues.

Gazetari i Portalb, thotë se para orës 14 ka pasur lëvizje të veturave policore, por tani nuk vërehen as ata dhe as qytetarë të tubuar për të protestuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button