Të shtunën u mbajt koncerti në shenjë mirënjohjeje për futbollistët shqiptarë në botëror

Shoqëria Kulturore Artistike “Lulet e Malësisë”, në fshatin Sërmnovë realizoi koncertin festiv në shenjë mirënjohjeje për futbollistët shqiptarë që po marrin pjesë në  kampionatin botërorë të futbollit “Brazil – 2014”.

“Lulet e Malësisë”
“Lulet e Malësisë”

Në emër të Shoqërisë Kulturore Artistike “Lulet e Malësisë”, të pranishmit i përshëndeti kryetari i këshillit artistik, Sinan Zylbehari, i cili mes tjerash tha se: “Jemi mbledhur sonte këtu jo për të lëvduar dy lojtarët nga trevat tona që luajnë në kampionatin botëror, por për tu krenuar me ato”.

I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, myftiu Shaqir efendi Fetahu, i cili pasi përgëzoi organizatorët për realizimin e këtij koncerti që e quajti ide të qëlluar, tha se dy djelmoshat tanë janë imazhi jonë në arenën ndërkombëtare, qoftë si komb, qoftë si fe. “Është momenti i duhur për të nderuar njerëzit e duhur. E përgëzoi kryetarin e Shoqërisë, z. Luan Veliu i cili si veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare çdo herë ka ditur të promovoi dhe nxjerr në pah vlerat e kombit tonë, siç është rasti me  dy djelmoshat tanë Shkodran Mustafi  dhe Admir Memedi”, tha mes tjerash Fetahu.

Lulet e Malesise, Koncerti (4)

Të pranishmit u përshëndetët edhe nga shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës. z. Bashkim Asani. “15 qershori do mbetet në histori pasi ska se si të mos përmendet një kampionat botëror. Për ne shqiptarët do mbetet në histori nga fakti se golin që u dha nga një lojtar shqiptar. Ai ishte Admir Memedi. 15 qershori do mbetet në histori për ne sepse në reprezentacionin më të fuqishëm të Botës, Gjermaninë, luan shqiptari Shkodran Mustafi. Patjetër se do të mbahet mend, sepse në këtë kampionat luajnë 7 lojtarë shqiptarë”, tha mes tjerash Asani.

Lulet e Malesise, Koncerti (7)

Në emër të familjeve Mustafi dhe Memedi, manifestimin e përshëndeti Imran Zhupani, i cili shprehu mirënjohje për organizatorët e manifestimit, duke shtuar se suksesit të tyre sot u gëzohet jo vetëm populli nga trojet që vijnë por gjithë kombi shqiptar që ujit i thotë uji, dhe bukës bukë. Për mysafirët e ftuar myftiun Shaqir Efendi Fetahun dhe shefin e kabinetit të kryetarit të Komunës. z. Bashkim Asani, drejtuesit e shoqërisë ndanë nga një dhuratë simbolike, veshje kombëtare për fëmijë, ndërsa mysafirët Fetahu dhe Asani, më pas në emër të shoqërisë ndanë dhurata të njëjta edhe për përfaqësuesit e familjeve të Shkodran Mustafës dhe Admir Memedit.

“Lulet e Malësisë”
“Lulet e Malësisë”

Lulet e Malesise, Koncerti (13)

Dy lojtarët nga Gostivar, Mustafi dhe Memedi, por edhe futbollistët e tjerë shqiptarë që marrin pjesë në kampionatin botërorë të futbollit në Brazil, nga ana e Shoqërisë Kulturore Artistik “Lulet e Malësisë”, u shpallën anëtarë nderi. Anëtarë nderi u shpallën edhe myftiu i BFI-së së Gostivarit, Shaqir Fetahu dhe shefin e kabinetit të kryetarit të Komunës. z. Bashkim Asani. Manifestimin me anë të telegrameve e përshëndetën edhe dy lojtarët nga regjionin i Gostivarit, Shkodran Mustafi dhe Admir Memedi. Ato shprehen konsiderata për realizuesit e koncertit, duke shpreh falenderime për gjithë shqiptarët gjithandej Botës për kurajon dhe mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kohës. Në koncertin që ishte parapara të realizohet që para fillimit të kampionatit botëror të futbollit, performuan këngëtarët e regjionit të Gostivarit, siç ishin: Sinan Zylbeari, Ali dhe Refet Imeri, Sanije Limani, Vëllezërit Azizi, Vëllezërit Limani, Gjilasfi Ibrahimi, Zidan Limani dhe të tjerë. Pjesë e programit festiv ishi edhe grupi i instrumentalistëve në përbërje Sallah Shabani, Nafi Fetai, Dehar Neziri, Luan Avdiu dhe Valon Aliu. Publiku pati rastin të sheh edhe programin humoristik që në skenë e sollën grupi i humoristëve “Stresat”, nga Gostivari. Shoqëria Kulturore Artistike “Lulet e Malësisë”, shpreh falënderim për rininë e fshatit Sërmnovë për mbështetjen e parezervë në mbarëvajtjen e këtij manifestimi. Moderator të koncertit ishin Arsim Disha dhe Arbëresha Veliu, ndërsa manifestimi u mbështet nga Komuna e Gostivarit dhe kompania private “Sërmnova 2”.

Lajme të ngjashme

Back to top button