Reagon SHGM për arrestimin e gazetarit të Lajmit, Besim Ibrahimi

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ashpër reagon kundër arrestimit të gazetarit të gazetës Lajm, Besim Ibrahimi, i cili të shtunën ishte shoqëruar në poilici për shkak të dyshimeve se ka marrë pjesë në protesta të dhunshme.

“Arrestimi i gazetarit Ibrahimi është presedan i rrezikshëm, gazetarë, që ndjekin protesta, të cilët janë ngjarje me interes të lartë publik, të arrestohen nën akuzën se kanë marrë pjesë në shkeljen e rendit dhe të qetësisë publike. Gazetari Ibrahimi ka qenë në vendin e protestës sepse ka qenë duke shtruar detyrën  profesionale me kërkesë të redaktorit për të ndjekur protestat. Ai me ngulm i refuzon të gjitha akuzat se ka qenë pjesë e protestës dhe se ka penguar policinë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Këshilli drejtues i SHGM seriozisht është i shetësuar që po Maqedoni vendoset një praktikë tërësisht jodemokratike që shumë lehtë të arrestohen gazetarë pa pasur dëshmi të forta. Ne dyshojmë se këto përpjekje nuk janë naïve dhe kanë për qëllim të rrënojnë imazhin e gazetarëve në sytë e opinionit dhe të diskreditojnë rolin e rëndësishëm të mediave si aktorë i rëndësishëm në krijimin e ambientit demokratiktë në një shoqëri të lirë. Kjo sjellje e policisë mund t’i dekurajojë gazetarët të ndjekin protestat, por mund edhe të ndikojë në mënyrën se si mediat raportojnë për protestat dhe për sjelljen e policisë.

Ftojmë organet përgjegjëse të sistemit, prokurorinë dhe gjykatat, seriozisht të vlerësojnë të gjitha dëshmitë kundër kolegut Ibrahimi dhe të mos lejojnë mediat të inkriminohen me akuza të pabazuara. Paralajmërojmë se konfirmimi I këtij presedani do të jetë goditje e rëndë ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

SHGM përshëndet vendimin e gjykatësit në procedurën paraprake, i cili refuzoi kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së arrestit dhe caktojë masa të tjera alternative për të siguruar praninë e gazetarit gjatë procedurës së hetimit. Ne shpresojmë se prokuroria shumë me kujdes do t’i qaset vlerësimit të dëshmive dhe do të merr vendim adekuat që do kontribuojë për krijimin e një ambienti të volitshëm për mediat” thuhet në reagimin e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button