Kë po e pret Zanfina?

Njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës sonë, Zanfina Ismaili, duket se po pret diçka.

Kjo duke u bazuar në mbishkrimin e saj të cilin e ka lënë këngëtarja seksi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’, ku këngëtarja Ismaili kishte shkruar “Wait” (Në pritje).

Ndërkaq ajo nuk ka lënë asnjë shpjegim më tutje, duke bërë kështu kureshtar se çfarë po pret Zanfina.

Sidoqoftë, mbetet të pritet se çfarë të rejash do të kemi nga ajo, pasi që kohë më parë ka treguar se së shpejti në treg do të vijë kënga e saj më e re e cila do të jetë e plotësuar edhe me videoklip.

Lajme të ngjashme

Back to top button