Fazliu: Gjykatat në Maqedoni janë shndërruar në vrasës të drejtësisë (VIDEO)

Deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu ka folur sot mbi situatën aktuale para ambasadorëve të BE-së ku në sfond ka qenë kryesimi i Italisë me BE-në.

Sipas tij, nuk është vetëm rasti “Monstra” ku u dënuan 6 shqiptarë me burg të përjetshëm pa dëshmi, ku tani me të drejtë siç pohon, “kemi qytetarë shqiptarë që protestojnë, ku kjo e drejtë e tyre u mohohet, por edhe qindra raste të tjera”!

“Dhuna që ushtrohet ndaj protestuesve na shqetëson tej mase. Ka qindra raste të padrejtësisë, mijëra të burgosur në burgje i ke mbi 90 për qind. Gjykatat janë shndërruar në vrarës të drejtësisë, se kemi drejtësi perverse, gjyqtar pervers, prokuror pervers:, tha Fazliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button