VMRO-DPMNE sulmon Selmanin e SHGM-së

Duket qartë se Naser Selmani ka për qëllim që me qëndrimet e veta vetëm të nxit mosdurimin ndëretnik dhe të shkaktojë konflikte.

Selmani merret vetëm me manipulime, sepse z. Nikolla Gruevski në asnjë moment gjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk ka
kërkuar vota që të pengojë shantazhimet e shqiptarëve, por ka kërkuar vota që të pengojë shantazhime politike nga partia politike BDI.

Për informacion për Naser Selmanin ky është dallim i madh. Ky ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së ndaj kreut të SHGM-së Selmani.

“Nëse me trillime të këtilla dhe konstruksione ‘Naser Selmani po përpunon financat e dyshimta që po i merr SHGM, atëherë le t’i shërbejë me nderë’. Ndërsa, nëse bëhet fjalë për bindje personale atëherë kjo tregon se sa është e nevojshme për të investuar në standardin e gazetarisë, duke pasur parasysh se një person me kapacitet të lartë është madje edhe Kryetarë i njërës prej shoqatave të gazetarëve”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button