Hulumtim- Agjenda evropiane lihet në harresë kur politikanët marrin pushtetin

Diskursi për integrimin evropian të Maqedonisë ose po ndërkombëtarizohet ose zbehet në fokusin e programeve të partive politike, tregojnë të dhënat e Qendrës Maqedonase për Arsimim Evropian të prezantuara sot.

Nga diskutimet e zbatuara, intelektualët në Maqedoni janë të qëndrimit se eurointegrimet në Maqedoni janë të kidnapuara për qëllime ditore politike.

“Kur partitë janë në opozitë, më shpesh thirren në vlera dhe në atë që duhet të jetë kriter për të qenë Maqedonia vend demokratik. Ndërkaq, kur janë në qeveri , ata sikur e ngulfasin këtë diskurs të bazuar në vlera, dhe promovohet diskursi se shumë projekte do të realizohen, shumë standarde do të ngriten dhe shumë përfitime do të ketë për qytetarët. Në këtë mënyrë defokusohet opinioni, nga problemet e mëdha u tërhiqet vëmendja të shikojnë ata më të voglat” tha gjatë prezantimit të tij, Bojan Maricik nga Qendra Maqedonase për Arsimim Evropian.

Evroskepticizmi në Maqedoni ka marrë një hov të madh, ndërsa debate për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të bëhet në nivel të ulët që qytetarët e thjeshtë të kuptojnë cilat janë përparësitë që i ofron anëtarësimi në union, deklaroi analisti politik Sasho Ordanovski.

“Sa më shumë Maqedonia largohet nga Bashkimi Evropain aq më shumë i afrohet turbulencave politike, ndërsa si dëshmi për këtë janë edhe ngjarjet e fundit të kësaj jave”, deklaroi Ordanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button