Përmbytjet në Bosnje, dëmi 2 mld euro

Përmbytjet masive në Bosnje gjatë muajit Maj, kanë shkaktuar dëme të vlerësuara në 2 miliardë euro, duke ndikuar seriozisht nekonominë e vendit.
Kostoja është e barabartë me rreth 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Bosnjës për vitin 2013. Sipas parashikimeve, ekonomia mund të tkurret me 1.1% gjatë këtij viti, krahasuar me parashikimin për rritje prej 2.2%.

Vlerësimet janë bërë nga ekspertë të Bashkimit Europian, Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe autoriteteve lokale. Ky është vetëm një “vlerësim fillestar i përgjithshëm i nevojave për rimëkëmbje” dhe “nevojitet më shumë punë verifikuese” në dy javët e ardhshme për të siguruar shifra më të detajuara sipas sektorëve. Në një vlerësim fillestar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dëmi llogaritej në rreth 1.3 miliardë euro.

Shifrat e reja do të shërbejnë si bazë për një konferencë ndërkombëtare të donatorëve, që pritet të mbahet në muajin Korrik në Bruksel, që ka për qëllim sigurimin e parave për rikonstruktim në rajonin e Ballkanit, që është dëmtuar rëndë nga përmbytjet. 

Lajme të ngjashme

Back to top button