fbpx

Bexheti përkundër imunitetit të Fazliut, do ta padit atë për statuset në Facebook

Nesër përfundimisht do të paditet deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu nga Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti. Fazliu do të paditet për shpifje, për shkak të akuzave që ai drejtoi në seancën e pyetjes së deputetëve, ndërsa nëse Fazliu nuk heq dorë nga imuniteti i tij si deputet, atëherë padia e ministrit do të përqendrohet në shkrimet e tij në rrjetet sociale. Në bazë të Kushtetutës, deputetët kanë imunitet dhe nuk japin përgjegjësi në Gjykatë për qëndrimet e tyre të shprehura në Kuvend.

“Askush nuk ia ndalon të drejtën që të heq dorë nga imuniteti. Ka një mundësi të mirë të tregojë përpara opinionit që nuk bën keqpërdorim dhe nuk fshihet pas imunitetit. Le të dëftojë se është konsekuent dhe përgjegjës për fjalën e thënë. Besoj se jo vetëm unë por askush nuk meriton të humbë kohë me deputetin në fjalë. Megjithatë ka bërë keqpërdorim edhe në rrjetet sociale, që mendoj se është bazë e mjaftueshme juridike”, tha  për Alsat-M, Blerim Bexheti, Ministër i Drejtësisë.

Nga ana tjetër, për Portalb, Fazliu dje tha se nuk e ka mendjen të luajë nga qëndrimi i tij.

Ai sërish i ka dedikuar një status ministrit Bexheti duke kërkuar dorëheqjen e tij.

“Skandal përtej skandalit! Në shoqëritë moderne pa kaluar 24 orë nga ngjarja ky far alamet ministri do të duhej të jepte dorëheqje, së paku për përgjegjësi morale! A ndodhi kjo tek ne! Jo ,dhe jo vetëm që nuk ndodhi por me paturpësinë më të madhe ky far ministri vazhdon del për çdo ditë në opinion edhe pse konfuze është çdo paraqitje e tij, të mundohet të na bind se punën që ka bë ai në diskotekë është shumë normale dhe të tjerët të kërkojnë falje!” shkruan mes tjerash Fazliu. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button