E pabesueshme, këta VIP-a kanë dosje të hapur!

Ndonëse të adhuruar nga publiku, disa nga fytyrat e njohura publike, nuk ka mundur t’i ikin ligjit. Kjo tregon se pavarësisht famës së tyre, ata paguajnë për gabimet e bëra. Në vazhdim mund të shihni gjashtë nga emrat e njohur në Hollywood të cilët janë në evidencë policore

Jay Z – Rep artisti i njohur, njëkohësisht edhe bashkëshorti i pop yllit Beyonce, Jay Z në vitin 1999 është gjendur në një problem në një klub të natës. Kjo përleshje ka përfunduar me problem më të madh, pasi që Jay Z e ka therur një person në bark. Ai e ka pranuar fajin, e për këtë ka marrë tre vjet të mbrohet në liri.

Cheryl Cole – Në fillim të karrierës së saj, Cheryl ka rënë në bela në një klub nate ku është rrahur. E për këtë ajo më vonë ka pasur problem me ligjin. Aktorja ka qenë e gjykuar për shkak të lëndimeve trupore që ia ka shkaktuar personit tjetër. E për këtë ajo ka qenë e dënuar që për 120 orë të punojë në të mirë të shoqërisë.

Tim Allen – Aktori e komiku i njohur nuk ka qenë gjithmonë i pastër me ligjin. Në vitin 1978, kur ka qenë vetëm 25 vjeç, ka qenë i gjykuar dhe burgosur për shkak të posedimit të 650 gramë lëndë narkotike kokainë. Për këtë vepër penale ka qenë i burgosur për dy vjet e gjysmë. E përveç kësaj në vitin 1997 është gjykuar një vit, ku në mbrojtje për liri ka shkuar në rehabilitim, pasi që është kapur duke i grahur makinës nën ndikim të alkoolit.

Hugh Grant – Aktori simpatik e sharmant, është ndër meshkujt më problematikë, edhe pse shumë nuk e kishin besuar. Në vitin 1995 është burgosur për shkak të një aventure me veturë, me një prostitutë hollywoodiane. Ai e ka pranuar fajin, e ka paguar dëmin, ndërsa dy vjet që është dashur të mbrohet në liri, ai ka vijuar kursin për vetëdijesim të AIDS.

Nina Dobrev – Aktorja bukuroshe dhe ylli i serialit ‘Vampire Diaries’ në vitin 2007 është arrestuar bashkë me disa kolegë, për shkak të sjelljes së saj ‘të pahijshme’- ajo dhe kolegët e saj me drita kanë penguar grahësit e veturave nëpër rrugë.
George Michael- Pop ylli, Georg Michael, shpesh ka qenë i arrestuar për posedim të drogës dhe sjelljeve të pahijshme në publik…Për shkak të vetive jo të mira i ka kaluar disa kohë në burg, e mos të përmendim se sa herë ka qenë i turpëruar për shkak të veprimeve të veta.

Lajme të ngjashme

Back to top button