MPJ njofton se Gafuri i cili u zhduk në Libi, është liruar

Tre të kidnapuarit në Libi së bashku me shtetasin Maqedonas Emilio Gafurio, sic shkruan e përditshmja Libaneze Avaz, janë liruar ndërsa këtë informacion e vërtetoi edhe ambasadori I Bosnjës në Libi për agjencinë Srna.

Shtetasi Maqedonas Emilio Gafurio, Italiani Marko Valista dhe shtetasi i Bosnjës Petar Matiq janë kidnapuar të shtunën në mëngjes.

Vetura e tyre është gjetur në rrugën Zuvara në kryeqytetin Tripoli.

Siç shkruan Avaz, aksionin për shpëtimin e të kidnapuarve është bërë nga ministria e punëve të jashtme të Italisë ndërsa inxhinierët e kidnapuar tani ndodhen të sigurt.


 

Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka theksuar se është në kontakte të vazhdueshme me autoritetet ndërkombëtare në Egjipt lidhur me rrëmbimin e inxhinierit të saj së bashku me dy inxhinier të tjerë në Libi.

Lajmin për rrëmbimin e tyre e bëri të ditur agjencia italiane e lajmeve ANSA, e cila theksoi se inxhinieri nga Maqedonia, Emilion Gafurri është rrëmbyer së bashku me dy kolegët e tij Marko Valisa nga Italia dhe Petar Matic nga Bosnja.

Makina me të cilën po udhëtonin tre inxhinerët është gjetur e braktisur në qytetin Zuhara. Ata ishin të punësuar në kompaninë “Piacentini Construction” nga Modena e Italisë. Autoritetet libiane kanë theksuar se po hulumtojnë rastin dhe se kanë kapur disa të dyshuar për rrëmbimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button