Prezantohet publikimi “Zgjedhje të Lira 2014”

Më 8 korrik në Shkup, në GEM klub në Çarshinë e Vjetër të Shkupit do të prezantohet publikimi “Zgjedhje të Lira 2014” e cila përmban analiza të detajuara për procesin zgjedhor duke u bazuar në vëzhgimin zgjedhor dhe situatat politike në Republikën e Maqedonisë.

Ngjarja do të organizohet në orën 12, dhe do të jetë me karakter multimedial ku do të paraqiten Video, Fotografi dhe Stripe. Kjo ekspozitë do të titullohet  Zgjedhjet 2014: Demokracia e diskualifikuar.

Prezantimi i publikimit do të bëhet në organizim të CIVIL.

“Tetë vjet nga ardhja në pushtet e VMRO-DPMNE-së dhe pas tetë cikleve zgjedhore në të gjitha nivelet e shtetit, përshkrimi më i mirë për gjendjen e tanishme të demokracisë zgjedhore maqedonase është ta paramendoni se ndeshja futbollistike mes konkurrentëve politikë zhvillohet në një terren në të cilin pushteti golin e vet e ka vendosur në maje të bregut, ndërsa shtyllat e opozitës gjenden në një moçal poshtë bregut – gjyqtarët janë të blerë për të anuar nga pushteti, topi është zëvendësuar me një pak hokeji, opozita në vend se me atlete futbolli vrapon përreth me sandale, publiku është kryesisht i përbërë nga nëpunës shtetërorë, monopolin për shitjen e farave dhe kikirikëve e mban një partner koalicioni më i vogël në pushtet, ndërsa të drejtat për transmetim të drejtpërdrejtë dhe objektiv i ka fituar ekskluzivisht TV Siteli. 
Pjesa më e madhe e elementeve të rëndësishme zgjedhore të mbetura – siç janë dimensionet e paravaneve zgjedhor dhe ngjyra e fletëvotimeve – është sipas standardeve të larta zgjedhore skandinavike.” thonë nga CIVIL. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button