Neymar kthehet për finale, vetëm si shikues

Ylli i Brazilit, Neymar, nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë skuadrës së tij në finalen e Botërorit, edhe nëse ata kalojnë në gjysmëfinale Gjermaninë.

Përkundër shpresave të krijuara të dielën, mjeku i Seleҫaos ka njoftuar se nuk ka shanse që Neymar të rikthehet për finale.

“Nuk ka asnjë shans që ai të luaj në finalen e Kupës së Botës. Ai mund të jetë me skuadrën, por nuk ka shans që të jetë në fushë. Në asnjë mënyrë”, u shpreh mjeku i skuadrës braziliane.

Lajme të ngjashme

Back to top button