U zgjua Zemri Qamili: Protestuesit ishin të dhunshëm, policia kreu detyrën

Tre ditë pas protestave të dhunshme në Shkup, pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, kanë reaguar edhe drejtues të institucioneve në Maqedoni. Në një lidhje telefonike për “A1 Report”, zëvendësministri i Brendshëm maqedonas, Zemri Qamili tha se protestat ishin të dhunshme, edhe pse fillimisht nisën të qeta. Sipas Qamilit, e drejta e lirisë së shprehjes dhe manifestimit është e mbrojtur, por në ngjarjet e ditëve të fundit, situata u agravua pasi u dëmtuan institucionet dhe ruajtësit e rendit.

Z. Qamili, tre ditë pas protestave të dhunshme në Shkup, cili është vlerësimi juaj për këto ngjarje që kanë jehonë edhe përtej Maqedonisë?

Të kuptohemi, e drejta e lirisë së shprehjes dhe e manifestimit të pakënaqësisë, është e garantuar me ligj dhe me kushtetutë. Punët ndryshojnë kur tejkalohet kjo, kur si në rastin në fjalë, protestuesit manifestojnë agresivitet si ndaj pronës, ashtu dhe mbrojtësve të rendit, pra pjesëtarëve të policisë. Për hir të së vërtetës, protestat nisën të qeta, mirëpo më vonë nga një grup personash të dhunshëm situata doli jashtë kontrollit. Pati thyerje të xhamave, dëmtime të makinave dhe sulme me objekte të forta ndaj pjesëtarëve të policisë. Për teleshikuesit tuaj, po përmend se bilanci i protestave të së premtes në Shkup ishte 27 policë të lënduar dhe tre qytetarë të cilët po ashtu kërkuan ndihmën e mjekut. Aktualisht po bëhet edhe vlerësimi i dëmeve materiale.

Megjithatë, pamjet nga protestat, flasin për një agresivitet të pjesëtarëve të policisë maqedonase, madje u panë ndërhyrje edhe nëpër pronat- shtëpitë e shqiptarëve. Pati tejkalime të kompetencave?

Shikoni, në bazë të ligjit, të gjithë ata qytetarë të cilët konsiderojnë se kanë pësuar nga këto ndërhyrje, të drejtën e tyre të zhdëmtimit, mund ta kërkojnë edhe në rrugë ligjore. Mirëpo, vlerësimet tona janë se me ndonjë përjashtim teë vogël, nuk ka pasur tejkalim të kompetencave në mënyrën sikurse po e paraqisni ju. Sidoqoftë, ne po e analizojmë, të them kushtimisht, sjelljen e të dyja palëve dhe përgjegjësisë nuk do t’i ikë askush.

Z. Qamili, sa janë të qëndrueshme vlerësimet se policia e Maqedonisë, pati kute të ndryshme në protestat e dhunshme të paradokohshme në lagjen “Gjorche Petrov” të Shkupit, kur të rikujtojmë protestuan maqedonasit dhe tani në protestat e shqiptarëve, po në Shkup?

Policia, ka kryer, kryen dhe do të bëjë punën e saj. Për informatën tuaj, edhe në rastin e parë ka pasur ndërhyrje në kuptimin e përdorimit të gazit lotsjellës, të bombave shok, por për shkak se në rastin në fjalë protestat u zhvilluan në një hapësirë të ngushtë dhe me numër më të vogël të demonstruesve, nuk u përdorën topa uji. Se nuk mund të flitet për kute të ndryshme, ju njoftoj se në gjykatën për kundravajtje janë proceduar rreth 80 raste.

Dhe se fundi, çfarë zhvillimesh prisni, mund të ketë përshkallëzime të situatës?

Përsëris, liria e shprehjes dhe manifestimi i protestës, është e garantuar me ligj. Mendoj se qytetarët e pakënaqur me një vendim gjykate duhet të kenë durim në mënyrë që instancat më të larta gjyqësore të thonë fjalën e vet.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Populli ta dha voten dhe ti keshtu ja kthen. Do te zen haku I popullit Shqipëtar more idiot I keq! Enëlëpirs I gruefskit.

  2. oooo ti ,po ta them “o ti ” sepse te ishte djali yt aty nuk do te kishe dhan keso deklarata …… turp per TY

  3. E po atehere “MIRE MENGJES ” eeee vaj vatani mjer mileti ….. e kemi meritu te kemi “funksionar” si ky m….. i

Back to top button