Për qerpikë sa më të dendur dhe të gjatë

Edhe pse ka zgjedhje të shumta të prodhimeve për kurimin e qerpikëve, nuk duhet të harrojmë “mjeshtëritë” e mira e të vjetra.

1.Vaji i ullirit.

Lyeni me vaj ulliri qerpikët nga rrënja deri në majë, lërini të veprojë vaji pesë minuta. Pastaj lani me ujë të vakët. Këtë veprim bëjeni një muaj dhe do të shihni që do t’ju rriten qerpikët.

2.Vazelina.

Para se të flini gjumë lyeni qerpikët nga rrënja në tërë gjatësinë e tyre. Në mëngjes lani me ujë të vakët.

3.Vitamina E.

Vitamina E është ndër më të mirat në pengimin e rënies së qerpikëve, të cilën do ta gjeni pothuajse në çdo barnatore. Përdoret në të njëjtën mënyrë si
vazelina.

Lajme të ngjashme

Back to top button