Kërcënohet me vdekje Januzaj: ‘Mos shkel në Kosovë’

Adnan Januzaj pas turpit të refuzimit që i bëri kombëtares shqiptare dhe stolit të rezervave që ngrohu në Brazil me Belgjikën po kthehet në fshat për të filluar çiklizmin.

Disa ultras tifozë e kanë kërcënuar me vdekje dhe kanë kërkuar të mos shkel në Kosovë tradhëtari i shqipëtarve, transmeton Veqsport.

Adnan Januzaj mund të kalojë pushimet në vendlindjen e tij në Kosovë por në rrjetet shqiptare tifozat kuqezi kanë shpërndarë kërcënime me vdekje për Adnan Januzajn. Ai kishte lajmëruar se do udhëtonte në Istog, kështu të paktën njofton profili i tij në Facebook me më së shumti fansa. Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, pritet t’i kalojë pushimet e tij në Istog, që është vendlindja e tij.

Pas përfundimit të aventurës në Botërorin e Brazilit, Adnani bashkë me babain e tij, Abedinin, kanë vendosur të udhëtojnë drejt Kosovës.

Kështu të paktën njofton faqja me më së shumti fansa e Januzajt në rrjetin social Facebook.

“Ishte një përvojë e mirë të luaja në Kupën e Botës në moshën time. Tani unë do ta vizitojë familjen time në Kosovë dhe do të përgatitem për stinorin e ri me Manchester United”, shkroi faqja e Adnanit (nëse është e vërtetë).

 

Lajme të ngjashme

Back to top button