Lirohet gazetari i “Lajm”-it Besim Ibrahimi

Avokati Skender Mehmeti konfirmoi se është liruar gazetari i “Lajm”-it (i arrestuar dje), Besim Ibrahimi, ndërkohë që procedura hetimore do të vazhdojë ditëve të ardhshme.

Lirimi i kolegut tonë ndodhi me ndërhyrjen e kryetarit të Shoqates se Gazetareve te Maqedonise (SHGM) Naser Selmani, drejtorit të gazetës “Lajm” Fejzi Hajdarit dhe presionit te jashtëzakonshëm të BE-së misioni në Shkup dhe OSBE-së nga Vjene e Austrise.

I faleminderojmë mediat shqiptare dhe ato maqedonase, për hapësirën meritore informative qe ia kushtuan arrestimit të gazetarit të “Lajm”, Besim Ibrahimi. /LAJM

Lajme të ngjashme

Back to top button