Pdsh Dooel dhe Bti Komerc

Realiteti që jetojmë më bën të pyes vetën se vallë në çfar epokë kohore jetojmë, se a thua kjo është “demokracia” sistemi më i përsosur për menaxhimin e një shteti dhe më adekuat për sundimin e një populli, ku të gjithë duhet të jenë të barabartë pa dallim përkatsis etnike apo përcaktimit fetar si dhe të gjykohen me të njëjtat masa dhe mjete njëlloj pavarësisht dallimeve që ekzistojnë në përbërjen e popullit.

Esenca e këtij sistemi menaxhues është që vet populli të zgjedh grupin apo individin që do e pëfaqsoj, që do i përbush kërkesat e popullit, dhe që të gjithë të jenë të barabartë para çekiçit të drejtësisë. Sidoqoftë këtë të gjithë e dimë se si duhet të jetë, mirëpo ajo që më brengos se përfaqësuesit tanë nëpër këto instucione janë shurdhër dhe memecë për nevojat e këtij populli andaj nuk reagojn kur ne jemi në telashe, nuk jemi të barabartë në të drejta dhe të njejtë para atij çekiçi. Atëherë pse vallë na duhen këto përfaqësues, të na bëjnë pasiv dhe pensionerë para kohe duke na punësuar në një administratë të mallkuar edhe atë me një kosto të shtrenjtë financiare apo sakrificë të përgjakshme gjat procesit zgjedhor etj etj(se ka shumë për të shkruar dhe që gjithë e dinë).

Më neveris fakti që një ndër partit më të famshme shqiptare, një ndër të parat në këtë shtet ajo Partia demokratike kinse Shqiptare, është privatizuar që nga largimi i idealistit të saj z.Arbën Xhaferi, dhe është transformuar në shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar nga një person apo më qartë për popullin PDSH DOOEL, veprimtaria kryesore dhe profitabile e së cilës është të qenurit opozitë e kurdisur nga e cila veprimtari profiton vetën një person kurse hanë troshka edhe disa tjerë, apo kënaqin epshet psiqike duke u sharë dhe ofenduar në parlament,sepse që sa vite janë në opozitë asnjëherë asnjë fjalim të edukuar me një mesazh të fortë,nuk kanë dhënë nga foltorja në parlament apo deklaratë në mediume, përveç z.Ziadin Selës i cili është potencial i vetëm për të vënduar trenin e Pdsh-ës në binarë,sepse është i vetmi nga individët mbrenda në këtë parti që ka guxim dhe mundohet të rikthen dinjitetin votuesve të kësaj partie demokratike Shqiptare.

Pas përfundimit të 2001, si shumë të tjerë edhe un një 11 vjeçar e ngritja në piedestalin më të lartë figurën heroike të z.Ali Ahmetit si një çlirimtarë,si një grusht i fortë i gjithë shqiptarëve që ju tha stop dhe ndaloj padrejtësitë që bëheshin ndaj këtij populli në këtë shtet.Kur këngëtarët i këndonin kënga, kur gazetat ishin përplot me figurën e tij, un në fillim të çdo fletore shkollore i thurja nga një poezi, si një çlirimtarë, si dhe bëja radhitje me heronjtë tjerë kombëtar si Ismail Qemali në Shqipëri, Adem Jashari në Kosovë, Ali Ahmeti në Maqedoni.

Çka pasoj pas këtij inspirimi fëmijëror, sot pas 13 viteve në pushtet, pas 13 viteve duke i dhënë besën duke i dhënë votën, kinse do i kahëzojë shqiptarët ka stabiliteti dhe mirëqenia, duke premtuar se Bashkë do të Integrohemi dhe shijojmë lirin dhe demokracinë europiane, konstatoj se përveç numrave që jep statistika për përfaqësuesit shqiptarë në organet shtetërore (de facto & de jure), përveç 1 Skenderbeut në një shesh-parking, ku si kundër përgjigje pasuan 100 luana të Aleksandrit, ne Shqiptarët, un dhe gjith ju jetojmë me ankth,jetojmë me frikën e pasigurisë ekonomike,sociale po edhe politike,jetojmë me frikë se shumë lehtë bëhemi piuni i një loje shahu që të bën sakrificë për të fituar një tender të përgjakshëm dhe kjo e bën Bdi-në BTI-KOMERC apo më qartë Bashkimi për tendera interesi, ku AbdiHaqimi dhe Fatmiri e kanë bërë si mall babe,në çdo 4 vjet i ndrojn ministrit, dhe janë nënçmim për 1 milion shqiptarë tjerë që janë nga kjo Maqedoni e që jetojnë brenda apo jashtë saj, a thu vallë vetëm këto janë të denjë dhe më të aftë?

Më vjen keq të them,mirpo fajtor i vetëm në këtë rast jemi ne, un dhe ty, i gjithë populli, sepse këto persona që na përfaqsojnë vijnë nga radhët tona,vijnë nga un dhe ty, mirpo nuk jemi fajtor për faktin që i kemi zgjedhur apo votuar, po gjithmonë do të jemi fajtor apo krenar se si do ti edukojmë gjeneratat që kanë kaluar që janë dhe që do të vijnë nesër. Ju përshëndes dhe ju lus të dedikoheni edukimit familjar, fetar shkollor dhe atij rrugor, që në çdo aspekt të jetës të kemi edukatë të përshtatshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button