Holandezët me mendje te Messi

Louis Van Gaal dhe Patrik Kluivert kanë nisur diskutimet e para se si të ia bëjnë për ta ndalur Lionel Messin. Madje sipas një gazete holandeze, ata e kanë telefonuar edhe legjendarin, Johan Cruyff për të marrë këshilla se si të ndalet ai jashtëtokësor i futbollit.

“Do të bëhet një diskutim i përgjithshëm mes tre trajnerëve me tipare të kundërta. Holanda e din se Argjentina është vetë Lionel Messi. Nëse ndalet Messi, Holanda do të jetë në finale. Për ta ndalur Messin janë bërë shumë strategji, por që gjithmonë janë pothuajse të pamundura. Ky është momenti që Holanda të shpallet kampion, është momenti që ta ndalim Messin” thuhet në gazetën holandeze.

Lajme të ngjashme

Back to top button