Tetovë, u protestua kundër rasteve të montuara politike (VIDEO-FOTO)

Mbi një mijë banorë tetovarë sot me parullat “S’jemi terrorist” dhe “Duam drejtësi” marshuan nga qendra e qytetit, rrugës së Ilindenit duke pasur destinacion kryesor selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël. Ata kanë shprehur indinjatën e tyre për burgimin e përjetshëm të 6 të akuzuarve në rastin “Monstra” duke e quajtur atë të montuar politikisht sikurse rastet e tjera “Sopoti” , “Brodeci” dhe tjera. Ata kërkojnë që mos të zbatohet drejtësi selektive në Maqedoni, sidomos ndaj shqiptarëve.

Më poshtë keni kronologjinë e protestës.

17.00 – Shpërndahet policia dhe protestuesit.

15. 45 – Grupi i protestuesve që qëndronte përballë kordonit policorë, ka filluar të shpërndahet, ndërkohë që policia ende qëndron e pozicionuar në vendin e saj.

Në drejtim të grupit të mbetur të protestuesve të cilët donin të shkonin para selisë së BDI-së, disa herë është gjuajtur me gaz lotsjellës.

Protestat8Tetove

 

Protestat6Tetove

Protestuesit po largohen duke u ankuar për djegie të syve nga gazi  i hedhur.

1Protesta ne Tetove 06.07.14

15. 05 – Pas rrëmujës që shkaktoi përleshja me policinë të udhëkryqi i rrugës së Ilindenit që çon ka selia e BDI-së, një pjesë e protestuesve është shpërndarë, ndërsa në hyrje të rrugës përballë kordonit policorë qëndrojnë ende një grup të rrënjësh që duan të arrin te selia e BDI-së.

Protesta ne Tetove 06.07.14

Policia nuk lejon lëvizjen e këtij grupi të protestuesve duke iu përgjigjur herë pas here me gazë lotsjellës.

14:59 – Policia është përleshur me proestuesit duke gjuajtur me shok bomba, disa protesues kanë gjuajtur në drejtim te policisë e cila gjendet para selisë së BDI-së. Situata vazhdon te jetë e tenisonuar.

Protesta në Tetovë

14:30 – Qindra protestues pikërisht në orën 14 kur ishte paralajmëruar mbajtja e protestës në Tetovës, janë grumbulluar në qendër të Tetovës, për të shprehur solidaritetin e tyre me protestat e Shkupit, kundër procesit gjyqësorë “Monstra”.

Protesta-TET1

Shumica të rinj kanë marshuar nga qendra e Tetovës në drejtim të Gjykatës, duke vazhduar rrugës kryesore, drejtë selis së BDI-së. Protestuesin kërkojnë drejtësi dhe brohorisnin parullat kundër BDI-së, “poshtë qeveria”.

2Protesta ne Tetove 06.07.14

Gjatë rrugës se Ilindenit protestuesve u janë  bashkangjitur edhe qytetar të tjerë.

3Protesta ne Tetove 06.07.14

Protestat1Tetove

Protestat2Tetove

Protestat3Tetove

Protestat4Tetove

Protestat5Tetove

 

Lajme të ngjashme

Back to top button